Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA bëhet pjesë e organizimit të “Topit të Artë”, shton edhe dy çmime të reja
    Ballina-1

    UEFA bëhet pjesë e organizimit të “Topit të Artë”, shton edhe dy çmime të reja

    03/11/2023 13:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    UEFA do të bëhet pjesë e organizimit të “Topit të Artë” 2024  së bashku me “France Football”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë UEFA përmes një postimi në rrjetet sociale.  dfhjfg

    Në postim shkruhet se “France Football” do të mbetet “pronare” e brandit “Topit i Artë” dhe do të përkujdeset për pikët që jepen duke ruajtur kështu pavarësinë e saj. Gjithashtu UEFA zbulon se do t’i shtohen edhe dy çmime të tjera që kanë të bëjnë me trajnerin dhe trajneren më të mirë të vitit.

    Ndërkaq, nuk do të lëvizin çmimet e deritanishme si Topi i Artë për meshkuj dhe femra, Trofeu Kopa, Trofeu Yashin, Trofeu Gerd Muller, Skuadra e Viti për meshkuj dhe femra si dhe Trofeu Socrates.

    Rikujtojmë që “Topi i Artë” është një organizim i prestigjiozes “France Football” që prej vitit 1956, një trofe që i jepet nëpërmjet votave të gazetarëve, trajnerëve dhe kapitenëve, lojtarit më të talentuar dhe që ka arritjet më të mëdha gjatë një sezoni.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.