Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Unitedi shokohet përsëri
    Ballina-1

    Unitedi shokohet përsëri

    19/01/2025 19:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas tri ndeshjeve rresht pa humbje në të gjitha garat, Manchester Unitedi, të dielën pasdite është befasuar në ndeshjen e xhiros së 22-të të Premier Leagues.

    Unitedi në shtëpi u mposht nga Brightoni me rezultatin 3:1.

    Yankuba Minteh në minutën e pestë i kaloi në epërsi mysafirët.

    Bruno Fernandes në minutën e 23-të i barazoi shifrat. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.

    Në minutën e 60-të, Kaoru Mitoma shënoi për 2:1 kurse për 3:1 realizoi Georginio Rutter në minutën e 76-të.

    Për Unitedin kjo ishte disfata e dhjetë këtë edicion.

    Ka 26 pikë dhe është në vendin e 13-të.

    Brightoni ka 34 pikë në vendin e nëntë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.