Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Valencia kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Granadës, pas zjarrit që vrau katër persona
    Ballina-1

    Valencia kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Granadës, pas zjarrit që vrau katër persona

    23/02/2024 12:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Valencia kërkoi shtyrjen e ndeshjes kundër Granadës, pas zjarrit që goditi këtë të enjte një ndërtesë 14-katëshe në një lagje banimi të qytetit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave.

    “Valencia bashkohet në ngushëllime për viktimat e zjarrit të tmerrshëm në lagjen Campanar dhe kërkon që ndeshja kundër Granadës të shtyhet”,- thuhet në një deklaratë të klubit.

    “Jemi të shkatërruar nga zjarri i tmerrshëm në Avenida Maestro Rodrigo në lagjen Campanar, në Valencia, dhe duam të shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe dashurinë tonë për familjet dhe miqtë e viktimave”,- ndau klubi, duke informuar se ekipet e klubit do të mbajë një minutë heshtje para stërvitjes këtë të premte.

    Disa klube, duke përfshirë Real Madridin, kanë treguar tashmë solidaritet me viktimat.  “Real Madridi, presidenti dhe drejtuesit e tij, tregojnë shqetësimin më të thellë për viktimat e zjarrit në qytetin e Valencias në orët e fundit dhe shpreh solidaritetin me të gjithë të prekurit dhe të gjithë Valenciasit”, thuhet në deklaratë.

    Zjarri u regjistrua këtë të enjte në një kompleks banesash në lagjen Campanar, në Valencia, duke shkaktuar katër të vdekur dhe 15 të plagosur, përfshirë shtatë zjarrfikës. Sipas “El País”, midis nëntë dhe 15 persona ende nuk janë gjetur. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.