Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vjosa Osmani e priti ekipin e Ballkanit, Daja: Presidentja na tha se po planifikohet ndërtimi i një stadiumi
    Ballina-1

    Vjosa Osmani e priti ekipin e Ballkanit, Daja: Presidentja na tha se po planifikohet ndërtimi i një stadiumi

    12/10/2022 16:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur sot ekipin e Ballkanit, në prag të ndeshjes së rëndësishme në Ligën e Konferencës, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma me Sivassporin.

    Zonja Osmani i ka uruar therandasit për arritjet e deritashme në garat evropiane, ndërsa iu ka uruar suksese në vazhdim të rrugës në ku ka uruar suksese therandasve.

    Ndërkohë, në konferencë për shtyp, trajneri Ilir Daja e ka zbuluar bisedën që e kishte ekipi suharekas me presidenten Osmani, e cila ua bëri atyre një premtim të madh.

    “Duhet të vijojmë ta bëjmë të njëjtën paraqitje. Renditja e kampionatit kosovar është ngritur. Presidentja në takimin e sotëm na tha se në politikat e Qeverisë është plani për ndërtimin e stadiumit të ri, i cili do të jetë ndoshta më i mirë se ai aktuali”, tha trajneri nga Shqipëria.

    “Duhet të investojmë në infrastrukturë dhe në akademi. Nëse kemi fusha ku të stërvitemi do të prodhojmë edhe më shumë talentë”, përfundoi trajneri i Ballkanit.

    Krahas lojtarëve dhe shtabit teknik, i pranishëm në takim ishte edhe presidenti i klubit Portokalli, Arsim Kabashi. 

    TË LIDHURA

    Real Madridi mposhtet në “Bernabeu” nga City, pozita e Alonsos në rrezik

    11/12/2025 00:03

    Juventusi ngjallet në pjesën e dytë, fiton ndaj Pafos – Zhegrova luajti veç në pjesën e parë

    11/12/2025 00:00

    Zhegrova titullar në përballjen Juventus – Pafos

    10/12/2025 21:24

    “Zahir Pajaziti” rritet në kategori dhe ulëse, mbulohet e ndriçohet

    10/12/2025 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.