Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka komenton shortin ndaj Kosovës: Ndjenjë e veçantë për mua dhe familjen
    Ballina-1

    Xhaka komenton shortin ndaj Kosovës: Ndjenjë e veçantë për mua dhe familjen

    13/12/2024 19:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarët e saj për kualifikimet e Kupës së Botës të vitit 2026.

    “Dardanët” janë pjesë e grupit B, së bashku me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë.

    Kjo do të jetë hera e dytë për Kosovën që do të përballet me Zvicrën në grupet kualifikuese për një turne madhor.

    Herën e kaluar, Kosova e Zvicra barazonin në të dyja ndeshjes (2-2 dhe 1-1) në kualifikimet e “EURO 2024”.

    Për dy ndeshjet e ardhshme, që do të luhen gjatë vitit 2025, ka folur edhe kapiteni i Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

    Xhaka ka thënë se është ndjenjë e veçantë dhe e bukur për të dhe familjen e tij.

    “Një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një lojë e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time”, ka thënë Xhaka, shkruan “Blick”.

    Ndeshjet kualifikuese nisin nga marsi i vitit 2025 dhe përmbyllen në nëntor të po atij viti.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.