Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Xhaka në mesin e kapitenëve të Kombëtareve që e votuan Messin me pikë maksimale për futbollist të vitit
    Ballina-1

    Xhaka në mesin e kapitenëve të Kombëtareve që e votuan Messin me pikë maksimale për futbollist të vitit

    16/01/2024 15:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    FILE PHOTO: Soccer Football - UEFA Nations League - Group B - Switzerland v Portugal - Stade de Geneve, Lancy near Geneva, Switzerland - June 12, 2022 Switzerland's Granit Xhaka during the warm up before the match REUTERS/Denis Balibouse/File Photo

    Lionel Messi u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë në botë i vitit 2023 nga FIFA.

    Ylli argjentinas e mposhti rivalin kryesor, Erling Haaland, ndërsa në pozitën e tretë përfundoi Kylian Mbappe.

    Ndonëse kishte pikë të njëjta me sulmuesin e Manchester Cityt, tetë herë fituesi i Topit të Artë triumfoi falë pikëve të marra nga kapitenët e Kombëtareve.

    E njëri prej këtyre kapitenëve që i dha pikë maksimale futbollistit të Inter Miamit ishte edhe Granit Xhaka.

    FIFA i ka publikuar krejt votat, ndërsa tek ato të kapitenëve shihet edhe emri i yllit kosovar, i cili e ndihmoi përfaqësuesin argjentinas që të zgjidhej më i miri i vitit.

    Më poshtë mund ta shihni listën e kapitenëve të Kombëtareve që i dhanë pikë maksimale 36 vjeçarit: Kylian Mbappe, Mohamed Salah, Luka Modric, Harry Kane, Virgil van Dijk, Jan Oblak, Robert Leëandoëski, Gianluigi Donnarumma, Son Heung-min, Christian Pulisic, Federico Valverde, Romelu Lukaku, Andreë Robertson, Falcao e Granit Xhaka.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.