Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ylli i Zvicrës, Granit Xhaka është njëri prej mesfushorëve më të mirë në futbollin evropian.
    Ballina-1

    Ylli i Zvicrës, Granit Xhaka është njëri prej mesfushorëve më të mirë në futbollin evropian.

    19/10/2023 15:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Para Xhakës, vetëm katër lojtarë kanë statistika të pasimeve më të mira sesa ylli kosovar në futbollin evropian.

    31-vjeçari e ka nisur me plot sukses përvojën e re në Bundesligë te Bayer Leverkuzenpas transferimit nga Arsenali.

    Xhaka ka statistika impresionuese të pasimeve, të cila ia kanë mundësuar atij të futet në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në Evropë në këtë aspekt.

    Kjo shihet në edicionin e fundit të Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Sportive (CIES) në Neuchatel, shkruan “Blick”.

    Në indeks, përfshihet numri dhe përqindja e pasimeve të suksesshme për (për lojë), krahasuar me lojtarët tjerë.

    Xhaka i ka marrë 122,6 pikë duke përfunduar në vendin e pestë nga Top 100.

    Statistikat e tij impresionuese janë: 92.7 për qind e saktësisë së pasimeve me një mesatare prej 93 pasimesh për lojë.

    Përpara tij është bashkëlojtari Exequiel Palacios me vlerën 123.1.

    Vendi i parë i takon Rodrit të Manchester Cityt me 192,6 pikë, i ndjekur nga mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong me 165,3 pikë, ndërsa podiumin e kompleton mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos me 124.5 pikë.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.