Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zeneli asiston dy herë, Celina shënon gol të bukur – këto janë statistikat e dyshes dardane në përballjen mes tyre
    Ballina-1

    Zeneli asiston dy herë, Celina shënon gol të bukur – këto janë statistikat e dyshes dardane në përballjen mes tyre

    15/05/2024 22:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arbër Zeneli dhe Besant Celina ishin protagonistë në ndeshjen mes skuadrave të tyre, Elfsborg – AIK, që u mbyll 6-1 për vendasit.

    Kjo ndeshje i takoi xhiros së nëntë të elitës së futbollit suedez, ku Zeneli asistoi në golin e dytë dhe të tretë të Elfsborgut, kurse Celina e realizoi golin e vetëm të mysafirëve.

    Zeneli asistoi në minutat 18′ dhe 45′, ndërsa Bersant Celina gjeti golin në minutën e 73-të me gjuajtje të saktë nga distanca.

    Ahmed Qasemi me het-trik ishte lojtar i ndeshjes (9.0), por edhe Zeneli dhe Celina morën nota të mira nga SofaScore.

    Arbër Zeneli që u zëvendësua në minutën e 79-të, u vlerësua me notën 8.6, ndërsa Celina që kompletoi ndeshjen për AIK, ishte më i miri te skuadra e tij me notën 7.8.

    Sezoni në Suedi sapo ka filluar, me Elfsborgun që zë vendin e tetë me 13 pikë, një më pak se AIK-u që është i shtati.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.