Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Zikaltërit” nuk falin as në Champions, Inter vazhdon të kryesojë në grupin D
    Ballina-1

    “Zikaltërit” nuk falin as në Champions, Inter vazhdon të kryesojë në grupin D

    24/10/2023 20:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas fitores në transfertën e Torino, “zikaltërit” e Inter nuk kanë gabuar as në përballjen e mesjavës në UEFA Champions League, teksa në “Giusseppe Meazza” mundën austriakët e Salzburg, me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

    Sipari i golave u çel që në minutën e 19’ të sfidës, me “bomberin” kilian, Alexis Sanchez që tund rrjetën e miqve, pas një asistimi të “fantazistit” italian të mesfushës, Davide Frattesi, duke e mbyllur kështu pjesën e parë, me avantazhin, 1 me 0.

    Me fillimin e pjesës së dytë, miqtë u kthyen menjëherë në lojës, me talentin izraelit, Oscar Gkoukh, që tundi rrjetën e portierit Sommer, me një “eurogol”, duke vendosur baraspeshën në miuntën e 57’, mirëpo vetëm 7 minuta më vonë mesfushori turk, Hakan Calhangolu dërgon në rrjetë një 11-metërsh të akorduar nga arbitri pas një ndërhyrje të gabuar të mesfushorit Gourna-Douath, duke “vulosur” kështu rezultatin përfundimtar, 2 me 1.

    Falë kësaj fitoreje, “zikaltërit” vazhdojnë marshimin në vendin e parë të grupit D, kësaj radhe me 7 pikë, 3 më shumë se Real Sociedad i vendit të 4-t e 4 më shumë se Salzburg, që ndodhet në vendin e 3-të me 3 pikë.

    TË LIDHURA

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.