Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zvicra barazon me Bjellorusinë në ndeshjen e veçantë të Xhakës
    Ballina-1

    Zvicra barazon me Bjellorusinë në ndeshjen e veçantë të Xhakës

    15/10/2023 20:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja e Zvicrës nuk ka marrë më shumë se një pikë në shtëpi nga Bjellorusia në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Zvicra, të dielën mbrëma barazoi 3:3 në ndeshjen e veçantë të kapitenit Granit Xhaka.

    Xhaka barazoi rekordin për më së shumti paraqitje te Zvicra dhe u nderua nga federata zvicerane për ndeshjen e tij të 118-të.

    Xhaka luajti gjatë tërë ndeshjes te Zvicra, sikurse edhe Xherdan Shaqiri. Në fakt, Shaqiri e kaloi Zvicrën në epërsi me supergolin e shënuar në minutën e 28-të.

    Me epërsinë prej një goli u mbyll pjesa e parë, ndërsa Bjellorusia e nisi pjesën e dytë furishëm duke shënuar tri herë rresht. Fillimisht, Maks Ebong barazoi shifrat në minutën e 61-të, ndërsa Bjellorusinë në epërsi e kaloi Denis Polyakov tetë minuta më vonë. Golin e tretë për bjellorusët e realizoi Dmitri Antilevski në minutën e 84-të.

    Deri në fund të ndeshjes, Zvicra e shënoi edhe dy gola, por që nuk i mjaftuan për ta evituar humbjen. Mbrojtësi Manuel Akanji realizoi nga afërsia në minutën e 89-të pas asistimit të Shaqirit. Ndërsa, një minutë më vonë, Zeki Andouni barazoi rezultatin. Në këtë gol, kontribuoi edhe Xhaka.

    Te Zvicra, në këtë ndeshje luajti edhe Andi Zeqiri, i cili u inkuadrua në minutën e 62-të.

    Në minutën e shtatë të kohës shtesë, Zvicra ka mundur ta sigurojë fitoren, por topin e gjuajtur nga Shaqiri, e largoi një mbrojtës bjellorus nga vija e portës.

    Me këtë barazim, Zvicra mbetet lidere e Grupit I me 15 pikë, ndërsa Bjellorusia ka tubuar 6 pikë dhe zë vendin e parafundit. Një pikë më shumë se Bjellorusia, e ka Kosova që ka tubuar 7 pikë pas 7 ndeshjeve të zhvilluara, një më pak se Bjellorusia

    TË LIDHURA

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47

    Pas elimimit nga Liga e Evropës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit për rrethin e dytë në Ligën e Konferencës

    17/07/2025 22:25

    Prishtina fiton ndaj Sheriffit, por eliminohet nga Liga e Evropës

    17/07/2025 22:02

    Ademi për kombëtaren e Kosovës: Federatat tjera tash po na shohin si konkurrent, dikur na shihnin ndryshe

    17/07/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.