Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyba: Ditët e mira do të vijnë shumë shpejt
    Ballina-1

    Zyba: Ditët e mira do të vijnë shumë shpejt

    22/11/2023 00:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova e mbylli me humbje ndeshjen e fundit në kualifikueset e Euro 2024. Dardanët u mposhtën në shtëpi nga Bjellorusia me rezultatin 0-1. Pas kësaj ndeshje, për emisionin “Dardanët” foli Qëndrim Zyba.

    Lojtari i Dardanëve theksoi se tifozët meritojnë më shumë, por u shpreh i sigurt se ditët e mira do të vijnë shpejt.

    “Më vjen keq për tifozët dhe shtetin e Kosovës se meritojmë më shumë, e kemi pasur ëndërr të kualifikoheshim. Por, nuk ecën gjithmonë, kishim shanse por nuk konkretizuam. Pësuam nga hiçi dhe kundërshtari më pas u tërhoq mbrapa, ishte e vështirë”.

    “Është një ndjenjë që nuk e përshkruaj dot, të jem këtu dhe të përfaqësoj shtetin tim. Mund të japim edhe më shumë, por duhet kohë që të njihemi me njëri-tjetrin. Do të vijnë shpejt ditët e mira sepse kemi cilësi”.

    “Kombëtarja është një shtysë për të bërë një hap më të madh në karrierë, pse jo edhe në merkaton e janarit”, u shpreh Zyba që luan me Ballkanin.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.