Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Blendi Idrizi largohet nga skuadra gjermane
    Ballina-1

    Zyrtare: Blendi Idrizi largohet nga skuadra gjermane

    21/05/2024 22:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori kosovar, Blendi Idrizi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur largimin nga ekipi gjerman Schalke 04.

    Idrizi kishte qenë pjesë e Schalkes për katër vite e gjysmë ndërsa më herët ka luajtur për klube si BË Friesdorf, Alem. Aachen dhe Fortuna Koln.

    Këtë sezon Idrizi ishte paraqitur në 16 ndeshje në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime.

    “Ishte një nder për të luajtur për juve. Ju jeni unik dhe gjithmonë më keni mbështetur mua dhe ekipin gjatë këtyre viteve. Faleminderit shumë për këtë”, ka shkruar Idrizi.

    Kujtojmë se 26-vjeçari debutimin me Kosovën e kishte bërë në qershor të vitit 2021, ndërsa deri më tani numëron gjashtë paraqitje me fanellën e ‘Dardanëve’. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.