Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Florian Kamberi, lojtar i ri i Slaven Belupos
    Ballina-1

    Zyrtare: Florian Kamberi, lojtar i ri i Slaven Belupos

    11/10/2023 15:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi kroat, Slaven Belupo ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Florian Kamberi, i cili transferohet si lojtar i lirë.

    Kamberi mbylli aventuren e tij te Huddersfield në Angli gjatë kësaj vere dhe vetëm tani ka arritur marrëveshje me klubin e tij të ri.

    Sulmuesi shqiptar do ta vazhdoj karrierën në Superligën e Kroacisë pasi është klubi Slaven Belupo, i cili ka konfirmuar transferimin e tij gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

    “Florian Kamberi është lojtari i ri i Slaven Belupos. Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, i lindur më 8 mars 1995, në Lachen, ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në fund të sezonit aktual dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ferencini nga ndeshja me Rudeshin”, thuhet në njoftimin e kroatëve.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fnksb1907%2Fposts%2Fpfbid0e6tjSuhF56KyYG1L43LTa8R7oDdyMfwNkCzMy8A6yeHsqzmMny2tHU8F9r4ps84Yl&show_text=true&width=500

    Në karrierën e tij të pasur, Kamberi mbrojti ngjyrat e Karlsruhe, Grasshoppers, St. Gallen, Winterthur, Rangers, Hibernian, Sheffield Wednesday dhe Huddersfield.

    Në total, sulmuesi shqiptar ka zhvilluar deri tani 267 ndeshje dhe ka shënuar 76 gola dhe 21 asistime.

    Te Slaven Belupo, Kamberi do të gjej edhe dy bashkëkombës të tij, sulmuesin Arbër Hoxha dhe mbrojtësin Bujar Pllana.

    TË LIDHURA

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39

    Fisnik Asllani: Nuk jam më 18 vjeç, sigurisht që mendoj për të ardhmen

    22/12/2025 15:48

    Kosova e mbyll vitin 2025 si e 80-ta në renditjen e FIFA-së

    22/12/2025 14:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.