Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Ibrahim Dresevic ndryshon skuadër
    Ballina-1

    Zyrtare: Ibrahim Dresevic ndryshon skuadër

    18/01/2024 13:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresevic ka nënshkruar edhe zyrtarisht me klubin japonez, Machida.

    Kampionati japonez do të fillojë në fund të muajit shkurt dhe klubet tashmë kanë filluar të përforcohen.

    Një nga to është edhe Machida, e cila ka nënshkruar me kosovarin Ibrahim Dresevic nga Fatih Karagumruk.

    Është vet klubi nga Superliga e Japonisë, i cili ka njoftuar nënshkrimin me Dresevic.

    “Ju njoftojmë se është vendosur që Dresevic t’i bashkohet klubit me transferim të përhershëm nga Fatih Karagumruk i Turqisë”, thuhet në njoftim.

    Detajet e transferimit të lojtari të Përfaqësueses së Kosovës nuk janë bërë publike.

    “Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi të madh. Jam i emocionuar që luaj për ekipin dhe tifozët. Është një përvojë e re për mua dhe familjen time gjithashtu. Unë dua që ky klub të fitojë trofe”, ka thënë Dresevic pas nënshkrimit.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.