Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Ilir Krasniqi transferohet te klubi ukrainas, Kolos Kovalivka
    Ballina-1

    Zyrtare: Ilir Krasniqi transferohet te klubi ukrainas, Kolos Kovalivka

    11/09/2024 21:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi kosovar, Ilir Krasniqi, karrierën e tij do ta vazhdoj në Ukrainë, më saktësisht te skuadra e Kolos Kovalivka.

    Klubi i Llapit ka konfirmuar marrëveshjen e arritur për transferimin e Krasniqit.

    “Pas disa ditësh bisedime me klubin ukrainas, marrëveshja është zyrtarizuar brenda afatit kohor të transferimeve dhe Krasniqi do vazhdoj karrierën në klubin Kolos Kovalivka”, thuhet në njoftimin e Llapit.

    Krasniqi ka zhvilluar 121 ndeshje me fanellën e Llapit, prej të cilave ka shënuar katër gola e ka dhuruar po aq asistime.

    Me Llapin, Krasniqi ka arritur që për dy vite me radhë të shpallet fitues i Kupës së Kosovës.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.