Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Milani ia zgjat kontratën edhe për dy vite trajnerit Pioli
    Futboll ndërkombëtar

    Zyrtare: Milani ia zgjat kontratën edhe për dy vite trajnerit Pioli

    31/10/2022 19:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milani dhe trajneri Stefano Pioli kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës.

    Trajneri italian me kontratën e re do të mbetet pjesë e “Rossonerëve” deri në qershor të vitit 2025, shkruan Demokracia.com.

    “AC Milan është i lumtur të njoftojë se Stefano Pioli ka zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

    Pioli kishte kontratë deri në vitin 2023, por tani me zgjatjen e saj ai do të jetë pjesë e “kuqezinjve” edhe për dy vjet të tjera.

    57-vjeçari e stolisi Milanin me titull të kampionit edicionin e kaluar pas shumë vjetësh në Serie A.

    Milani nën urdhrat e tij edhe këtë vit është në garë për mbrojtjen e titullit si dhe është afër të kualifikohet në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.