Ballina-1

Zyrtare: UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Ballkani – Slavia Praha

Zyrtare: UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Ballkani – Slavia Praha

Shtëpia e madhe e futbollit evropian, UEFA ka deleguar gjyqtarët për ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Slavia Prahës në Ligën e Konferencës. Ballkani dhe Slavia përballen të enjten mbrëma me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të pestë kualifikues në Grupin G. Treshja e gjyqtarëve danezë do të

Besnik Batusha

Shtëpia e madhe e futbollit evropian, UEFA ka deleguar gjyqtarët për ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Slavia Prahës në Ligën e Konferencës.

Ballkani dhe Slavia përballen të enjten mbrëma me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të pestë kualifikues në Grupin G.

Treshja e gjyqtarëve danezë do të ndajnë drejtësinë e kësaj sfide vendimtare për fatin e grupit për dy ekipet.

Morten Krogh do të jetë gjyqtar kryesor në këtë ndeshje, derisa Wollenberg Rasmussen dhe Jesper Dahl do të jenë ndihmësit e tij.

Mikkel Redder do të jetë gjyqtar i katërt në kryeqytet.

“Portokallezinjtë” e Ilir Dajës kanë katër pikë në pozitën e fundit, po aq sa Slavia që ka goldallim më të mirë.

Lider është Sivasspori me shtatë pikë, njëjtë sikurse Cluji.

Mëshumë nga Ballina-1

Të gjitha →
Ballina-1

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Ballina-1

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Ballina-1

Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

Ballina-1

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions