Arsim Thaçi: Drita mund ta fitojë titullin e kampionit

Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi është shprehur i lumtur me fitoren që e regjistroi sot ekipi i tij ndaj Prishtinës, në derbin e xhiros së 21-të të Superligës. Gjilanasit fituan me përmbysje me rezultat 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan falë golave të Besnik Krasniqit dhe të Blend Baftiut. Përleshje masive mes futbollistëve rusë
Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi është shprehur i lumtur me fitoren që e regjistroi sot ekipi i tij ndaj Prishtinës, në derbin e xhiros së 21-të të Superligës.
Gjilanasit fituan me përmbysje me rezultat 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan falë golave të Besnik Krasniqit dhe të Blend Baftiut.
Përleshje masive mes futbollistëve rusë dhe të atyre ukrainas në një hotel…
Kjo fitore i ngriti përkohësisht “Intelektualët” në krye të tabelës së Superligës, edhe pse me pikë të njëjta me Ballkanin, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Jam i kënaqur me lojën dhe i lumtur për fitoren. Drita mund ta fitojë titullin e kampionit. Ne do të rritemi me rikthimin e Simonovskit e të tjerëve”, u shpreh pas lojës për Artmotion trajneri Thaçi.



