Futboll vendor

Ballkani falënderon Ermal Krasniqin – pas kalimit te Cluj

Ballkani falënderon Ermal Krasniqin – pas kalimit te Cluj

Ballkani ka falënderuar, në të njëjtën kohë ka konfirmuar edhe kalimin te Ermal Krasniqit te Cluj. Klubi rumun konfirmoi pak orë më parë transferimin e mesfushorit ofensivë, në një marrëveshje që nga burimet thuhet se është realizuar për 300 mijë euro dhe 15 për qind të kartonit. Përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare

Besnik Batusha

Ballkani ka falënderuar, në të njëjtën kohë ka konfirmuar edhe kalimin te Ermal Krasniqit te Cluj.

Klubi rumun konfirmoi pak orë më parë transferimin e mesfushorit ofensivë, në një marrëveshje që nga burimet thuhet se është realizuar për 300 mijë euro dhe 15 për qind të kartonit.

Përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës e falënderoi Krasniqin për kontributin në klub.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ballkanit:

Faleminderit për kontributin kampioni ynë, 𝗘𝗥𝗠𝗔𝗟 𝗞𝗥𝗔𝗦𝗡𝗜𝗤𝗜

Sot u kompletua transferimi i tashmë ish-lojtarit tonë, Krasniqit në klubin Rumun 𝗖𝗙𝗥 𝗖𝗟𝗨𝗝

Krasniqi ishte pjesë e jona që nga viti 2019 duke mbajtur barrën e ekipes së bashku me shumë lojtar të ekipës dhe në sezonin 2021/2022 ishte poashtu njëri prej shumë lojtarëve të klubit që e arritëm suksesin e titullit  kampion i Superligës së Kosovës, ai vazhdoi duke shkruar histori në futbollin Kosovar me pjesëmarrjen në garat evropiane dhe së fundmi e veshi edhe fanellën e kombëtares së Kosovës.

Emri i tij do të mbetet gjithmonë i skalitur në klubin tonë.

𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶 të dëshiron shumë shëndet dhe suksese në karrierë! /Telegrafi/

BallkaniErmal Krasniqi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere