Futboll vendor

Bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, agjenti i lojtarit konfirmon dëshirën e Rashicës: Është shumë i lumtur në Stamboll

Bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, agjenti i lojtarit konfirmon dëshirën e Rashicës: Është shumë i lumtur në Stamboll

Pas një fillimi shumë të vështirë, Milot Rashica ka filluar të lë gjurmë te skuadra e madhe turke Galatasaray. Sulmuesi kosovar është bashkuar me klubin turk si huazim nga Norwich City, derisa dëshira e drejtuesve të Galatasaray është ta blejnë përfundimisht Rashicën. Drejtuesit e dy klubeve po vazhdojnë negociatat për transferimin përfundimtar të Milotit në

Besnik Batusha

Pas një fillimi shumë të vështirë, Milot Rashica ka filluar të lë gjurmë te skuadra e madhe turke Galatasaray.

Sulmuesi kosovar është bashkuar me klubin turk si huazim nga Norwich City, derisa dëshira e drejtuesve të Galatasaray është ta blejnë përfundimisht Rashicën.

Drejtuesit e dy klubeve po vazhdojnë negociatat për transferimin përfundimtar të Milotit në Stamboll, por ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare.

Menaxheri i Rashicës, Aykut Erçetin ka folur për Cumhyriyet, duke thënë se dëshira e sulmuesit është të qëndrojë në Stamboll, aty ku edhe familja e tij ndihet mirë dhe janë të lumtur.

“Nuk e dimë ende se sa kërkon Norwich City për të ta lënë të lirë Rashicën, por do të bëhet e qartë me kohë”.

“Tifozët e Galatasaray e duan Milotin dhe duan që ai të qëndrojë. Lojtari është gjithashtu shumë i lumtur këtu. Familja e tij gjithashtu e pëlqen këtë vend dhe ai dëshiron të qëndroj”, deklaroi Erçetin.

26-vjeçari ka zhvilluar tetë ndeshje deri më tani me Galatasarayn, duke shënuar dy gola e duke asistuar në dy të tjerë.

Norwich City kishte paguar 11 milionë euro për transferimin e Rashicës në verën e vitit 2021 nga Werder Bremen.

Ndërkohë mediat turke kanë raportuar se klubi anglez mund të kënaqet edhe me një ofertë prej tetë milionë eurove për ta lënë të lirë reprezentuesin kosovar.

GalatasarayRashicaStamboll

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere