Futboll vendor

Bylbyl Sokoli: Duhet shumë punë te Malisheva

Bylbyl Sokoli: Duhet shumë punë te Malisheva

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli, ka deklaruar pas ndeshjes së humbur nga Ballkani 4:2 në “Liman Gegaj”, se skuadra e tij ka probleme në gjitha repartet, dhe se duhet shumë punë për përmirësim. Sokoli erdhi në krye të Malishevës si zëvendësues i Sami Sermaxhajt, pak ditë para shkuarjes në përgatitje në Turqi. “Prej katër golave

Besnik Batusha

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli, ka deklaruar pas ndeshjes së humbur nga Ballkani 4:2 në “Liman Gegaj”, se skuadra e tij ka probleme në gjitha repartet, dhe se duhet shumë punë për përmirësim.

Sokoli erdhi në krye të Malishevës si zëvendësues i Sami Sermaxhajt, pak ditë para shkuarjes në përgatitje në Turqi.

“Prej katër golave që i pësuam, tre prej tyre janë naivë. Por kjo është kur luan me kundërshtarë më të fortë. Shpresoj që të përforcohemi. Duhet t’i përballojmë edhe këto ndeshje. Është evidente që luftojmë për të mbetur në ligë. Në pjesën e dytë patëm mundësi rikthimi. Qëlluam shtyllën, por nuk do të ishte reale një rezultat tjetër, pos kësaj që ndodhi. Është një rezultat që na tregon dobësitë që i kemi. Do ta kemi vështirë, është e qartë. Unë jam i kënaqur që të gjithë dhanë maksimumin, por ne kemi probleme në të gjitha repartet. Duhet punë për t’u përmirësuar”, ka deklaruar Sokoli, për Artsport.

Bylbyl SokoliMalisheva

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere