Futboll vendor

Dabiqaj: Kemi bërë sakrificë për Gjilanin, kemi motiv të madh për vazhdimin e garave

Dabiqaj: Kemi bërë sakrificë për Gjilanin, kemi motiv të madh për vazhdimin e garave

Skuadra e Gjilani pas disa telasheve financiare që kishte, tashmë është organizuar dhe sot ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Për fillimin e përgatitjeve ka folur edhe Albert Dabiqaj. 14-shi i Gjilanit ka thënë se kanë bërë një sakrificë për ekipin dhe se lojtarët janë kthyer me motivim të

Besnik Batusha

Skuadra e Gjilani pas disa telasheve financiare që kishte, tashmë është organizuar dhe  sot ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Për fillimin e përgatitjeve ka folur edhe Albert Dabiqaj.

14-shi i Gjilanit ka thënë se kanë bërë një sakrificë për ekipin dhe se lojtarët janë kthyer me motivim të plotë për të vazhduar garën.

“Kemi bërë një sakrificë për SC Gjilanin. Klubin tashmë besoj që e presin ditë të mira. Ne jemi të fokusuar vetëm te fusha e gjelbër. Situata ka qenë e vështirë për çdo futbollist. Sa jemi kanë afër largimit, kemi qenë edhe afër qëndrimit në klub. Pres angazhim të madh nga të gjithë lojtarët pasi që jemi kthyer me motivim të madh”, tha mesfushori i Gjilanit.

SC Gjilan në sezonin vjeshtor është pozicionuar në vendin e katërt me 27 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Prishtina e cila zë vendin e tretë. 

DabiqajGjilani

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere