Futboll vendor

Dardanët me kampanjë për t’ju bërë dhurata fëmijëve në nevojë për festat e fundvitit, kërkojnë ndihmë qytetare

Dardanët me kampanjë për t’ju bërë dhurata fëmijëve në nevojë për festat e fundvitit, kërkojnë ndihmë qytetare

Dardanët kanë nisur një kampanjë për t’ju bërë dhurata fëmijëve në nevojë për festat e fundvitit. Ata me anë të një postimi kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët. “Me rastin e festave të fundvitit bëjmë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e SOS fshatrave, fëmijët me Sindromin Down dhe fëmijët tjerë që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme,

Besnik Batusha

Dardanët kanë nisur një kampanjë për t’ju bërë dhurata fëmijëve në nevojë për festat e fundvitit.

Ata me anë të një postimi kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët.

“Me rastin e festave të fundvitit bëjmë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e SOS fshatrave, fëmijët me Sindromin Down dhe fëmijët tjerë që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme, e që janë të kushtëzuar t’i presin festat në spitale. Kështu, ju lusim që të na dërgoni në Fanclub’in tonë në Prishtinë lodrat që i keni në shtëpitë e juaja dhe ne pastaj do t’ua dërgojmë fëmijëve me anë të pakove tona për t’u dhuruar pak buzëqeshje. Nëse keni lodra të fëmijëve të tepërta në shtëpi dhe nuk i përdorni, çfarëdo qofshin ato, mund të kontribuoni për t’i bërë të lumtur fëmijët e kategorive që cekëm më lart”, thuhej ndër tjera në njoftim.

DardanëtFestaFundvitndihma

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere