Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dardanët në ndihmë të “Xhebrailave”: Ju përfaqësoni më shumë se qytetin e juaj, ju përfaqësoni shpresën e futbollit vendor
    Futboll vendor

    Dardanët në ndihmë të “Xhebrailave”: Ju përfaqësoni më shumë se qytetin e juaj, ju përfaqësoni shpresën e futbollit vendor

    08/10/2022 11:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani të enjten zhvillon njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të futbollit kosovar.

    Suharekasit do të ndeshen me Sivassporin në kuadër të fazës së Grupeve në Conference League, dhe një fitore e Ballkanit do ta afronte atë shumë afër kualifikimit në fazën tjetër, shkruan Demokracia.com.

    Kjo ka bërë që mobilizimi në mbështetje të kampionëve të Kosovës të jetë tejet i madh.

    Sot përmes një postimi ka reaguar edhe kryetari i dardanëve, Lulzim Berisha i cili ka thënë se janë gati t’i bashkohen “Xhebrailave” për ta mbështetur Ballkanin, kjo pasi ata në këtë ndeshje nuk përfaqësojnë vetëm qytetin e tyre por gjithë futbollin kosovar.

    Postimi i Lulzim Berishës:

    Ballkani na gëzoi të gjithëve me paraqitjen në Turqi kundër Sivassporit dhe me krejt çka po arrin të bëjë në Conference League.

    Dy ndeshjet e ardhshme mund të jenë vendimtare, sepse edhe ashtu luhen në tokën tonë. Na presin dy sfida të vështira me Sivassporin dhe Slavia Pragën gjatë javëve në vijim.

    Unë kam reaguar në profilin tim me mesazhe urimi përmes fotografive në storiet e Facebook-ut për çdo arritje të ndonjë klubi kosovar: si për Ballkanin, ashtu edhe për KB Trepçën në basketboll.

    Kaq besoj se nuk mjafton. Meqenëse në vendin tonë do të përcaktohet në masë të madhe fati i grupit në dy ndeshjet e ardhshme në Conference League, e ftoj Ballkanin së bashku me tifogrupin “Xhebrailat” që të mund llogarisin në çdo ndihmë nga unë si kryetar i grupit Dardanët, ashtu sikur nga të gjithë anëtarët.

    Do të angazhohemi që mos të ketë asnjëherë ndarje e as preferenca rajonale, por Dardanët të jenë në shërbim të secilit klub dhe tifozëri kur kemi këso ngjarje jetike.

    Për koreografi, mobilizim, bashkëpunim dhe çdo gjë tjetër – jemi të hapur. Sinqerisht. Me plot zemër dhe përkushtim. E ndiej dhe ndjejmë borxh. Andaj, nga sot mund të koordinohemi dhe t’i bashkërendojmë hapat.

    Ju përfaqësoni më shumë se qytetin e juaj. Ju përfaqësoni shpresën e futbollit vendor dhe avancimin e tij. Jeni promotorë të një imazhi të veçantë që po ia jepni Kosovës.

    Me respekt,

    Lulzim Berisha – Dardanët.

    TË LIDHURA

    Trepça mund të bëhet kampione sot, Bashkimi e synon barazimin e serisë finale

    21/05/2025 10:34

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.