Futboll vendor

Dinamo po kalon superformë, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica pranon mirënjohje

Dinamo po kalon superformë, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica pranon mirënjohje

Deputeti i PDK-së në parlamentin e Kosovës, Elmi Reçica ka vizituar sot skuadrën ferizajase Dinamo e cila po kalon formë fantastike në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Kjo skuadër ka befasuar të gjithë me ecurinë e suksesshme në futbollin kosovar, ndërsa sivjet është edhe kandidate për t’u inkuadruar në elitën e futbollit tonë.

Besnik Batusha

Deputeti i PDK-së në parlamentin e Kosovës, Elmi Reçica ka vizituar sot skuadrën ferizajase Dinamo e cila po kalon formë fantastike në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Kjo skuadër ka befasuar të gjithë me ecurinë e suksesshme në futbollin kosovar, ndërsa sivjet është edhe kandidate për t’u inkuadruar në elitën e futbollit tonë.

Reçica sot ka qëndruar në ambientet e klubit ku edhe ka pranuar një mirënjohje dhe fanellën e skuadrës.

“Pata kënaqësi të pranojë mirënjohje dhe fanellën e personalizuar nga përfaqësuesi i klubit futbollistik, “FC Dinamo” të qytetit të Ferizajt, z. Arian Imeri, të ekipit që çdo vit është ngritur në një kategori më lartë, e që ngërthen në vete histori, suksese, pasion, gjallëri e dashuri ndaj sportit.

Uroj që vitin e ardhshëm ky ekip të garojë në ligën elitare, gjithashtu urime ju përcjellë lojtarëve, stafit, tifozëve e gjithë sportdashësve ferizajas”, ka shkruar Reçica në Facebook.

Dinamo pas 14 ndeshjeve të zhvilluara i prinë renditjes tabelare me 30 në grupin A në Ligën e parë të Kosovës në futboll. /GazetaSport

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere