Donacioni i FFK-së ia kthen shkëlqimin një tjetër stadiumi në Kosovë

Falë një donacioni të dhuruar nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe kreut të saj Agim Ademit, stadiumi “Xhevat Jusufi – Xheki” në Mitrovicë ka marrë një pamje tjetër. Në atë stadium dhomat e zhveshjes kanë ndryshuar për të mirë, falë donacionit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kësisoj, Akademia e Futbollit “Australia” ka shprehur
Falë një donacioni të dhuruar nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe kreut të saj Agim Ademit, stadiumi “Xhevat Jusufi – Xheki” në Mitrovicë ka marrë një pamje tjetër.
Në atë stadium dhomat e zhveshjes kanë ndryshuar për të mirë, falë donacionit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kësisoj, Akademia e Futbollit “Australia” ka shprehur falënderim të veçantë për shtëpinë e futbollit të Kosovës për donacionin.
“Falënderim publik ndaj Presidentit të Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova z. Agim Ademi për donacionin e rradhës të dhuruar për stadiumin e klubit tonë “Xhevat Jusufi – Xheki”, thuhet ndër tjerash në njoftim.



