“E ëmbla shtëpi”| Ish-kapiteni rikthehet te Prishtina si trajner

Liridon Kukaj është rikthyer te Prishtina. Ish-qendërmbrojtësi i njohur dardan, i cili në Superiore veshi fanellat e Vllaznisë dhe Gramozit, ka nisur aventurën e tretë tek ekipi bardhekaltër, dhe të parën si trajner. 39-vjeçari është përzgjedhur trajneri i ekipit U19. Krahas Prishtinës Kukaj do të vijojë punën si ndihmësi i Afrim Tovërlanit te përfaqësuesja U21
Liridon Kukaj është rikthyer te Prishtina. Ish-qendërmbrojtësi i njohur dardan, i cili në Superiore veshi fanellat e Vllaznisë dhe Gramozit, ka nisur aventurën e tretë tek ekipi bardhekaltër, dhe të parën si trajner.
39-vjeçari është përzgjedhur trajneri i ekipit U19. Krahas Prishtinës Kukaj do të vijojë punën si ndihmësi i Afrim Tovërlanit te përfaqësuesja U21 e Kosovës.
Gjatë karrierës si futbollist, Kukaj zhvilloi 185 ndeshje me Prishtinën, ekip ku mbante shiritin e kapitenit, ndërkohë që fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Kosovës në kryeqytet.
KOMUNIKATA E PRISHTINËS
FC Prishtina vazhdon që t’i ofrojë disa nga ish-yjet e skuadrës, të cilët ndër vite kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin “bardhekaltër”.
Liridon Kukaj është personi i radhës që është rikthyer në skuadër, kësaj radhe pak metra larg fushës së gjelbër, në pozitën e trajnerit të FC Prishtinës U19.



