Futboll vendor

FC Prishtina prapë përfundon në Disiplinor

FC Prishtina prapë përfundon në Disiplinor

Skuadra e Prishtinës vazhdon të sjellë telashe për Komisionin Disiplinor të FFK_së. Ndaj skuadrës bardhekaltër është hapur procedurë disiplinor për shkak të lëshimit në organizim të ndeshjes me Dukagjinin të cilin e humbi me rezultat 0:1, shkruan Demokracia.com. Sipas Komisionit të Garave, gjatë ndeshjes por edhe pas sajë në fushë janë futur disa shikues duke

Besnik Batusha

Skuadra e Prishtinës vazhdon të sjellë telashe për Komisionin Disiplinor të FFK_së.

Ndaj skuadrës bardhekaltër është hapur procedurë disiplinor për shkak të lëshimit në organizim të ndeshjes me Dukagjinin të cilin e humbi me rezultat 0:1, shkruan Demokracia.com.

Sipas Komisionit të Garave, gjatë ndeshjes por edhe pas sajë në fushë janë futur disa shikues duke krijuar pasiguri për personat zyrtarë të ndeshjes.

Për këtë arsye Prishtina ka shkuar në disiplinor dhe priten masa ndëshkuese. Në disipolinor ka përfunduar edhe ndihmës trajneri Debatik Curri, që kishte ofenduar gjyqtarin Genc Nuza pas përfundimit të ndeshjes.

“Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Prishtina” . Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes Prishtina- Dukagjini. Në min 85-të një shikues futet në fushë e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa qaste si dhe pas përfundimit të ndeshjes janë futur disa shikues në fushë, duke krijuar pasiguri për personat zyrtar. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes.

Ndaj: Ndihmëstrajnerit të FC ”Prishtina”, Debatik Curri nr ID 000624M83. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Prishtina – Dukagjini, në tunelin e stadiumit ofendon dhe sillet në mënyrë josportive ndaj gjyqtarit kryesor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes”, ka njoftuar FFK. 

FC PrishtinaFFK

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere