Ferizaj vazhdon me përforcime, zyrtarizon portierin maqedonas

Ferizaj e ka prezantuar transferimin e radhës në afatin kalimtar të janarit. Bëhet fjalë për portierin maqedonas, Marko Jovanovskin. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Ferizajt në rrjetet sociale. “FC Ferizaj njofton se ka arritur marrëveshje me portierin e njohur dhe me përvojë nga Maqedonia e Veriut, Marko Jovanovski”, thuhet
Ferizaj e ka prezantuar transferimin e radhës në afatin kalimtar të janarit.
Bëhet fjalë për portierin maqedonas, Marko Jovanovskin.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Ferizajt në rrjetet sociale.
“FC Ferizaj njofton se ka arritur marrëveshje me portierin e njohur dhe me përvojë nga Maqedonia e Veriut, Marko Jovanovski”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit ferizajas.

Jovanovski vjen te Ferizaj pas aventurës së fundmi tek Akademija Pandev në Maqedoninë e Veriut.
34-vjeçari më parë ka qenë pjesë edhe e Shkëndijës së Tetovës.



