Feronikeli ’74 fiton me përmbysje spektakolare ndaj Lirisë

Feronikelit ‘74 ka marrë fitore spektakolare në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës, pasi fitoi 5-3 në udhëtim te Liria. Pas vetëm dy minutash lojë, skuadra nga Prizreni kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Junior Petrus. Pesë minuta kaluan nga ky gol dhe Liria shënoi edhe të dytin,
Feronikelit ‘74 ka marrë fitore spektakolare në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës, pasi fitoi 5-3 në udhëtim te Liria.
Pas vetëm dy minutash lojë, skuadra nga Prizreni kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Junior Petrus.
Pesë minuta kaluan nga ky gol dhe Liria shënoi edhe të dytin, tani nëpërmjet Festim Alidemës.
Për 3-0 u përkujdes Prins Tjiuesa, që realizoi nga penalltia.
Nikli u kundërpërgjigj më pas me anti të Bashare Razack, që u asistua prej Robert Rahmanit.
Me këto katër gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta ishte edhe më dramatike
Skuadra nga Drenasi jo vetëm që ia doli t’i barazonte shifrat, por që ia doli edhe të përmbyste rezultatin në 4-3.
Në minutën e 59-të, Jakup Berisha realizoi për 3-2, duke i motivuar bashkëlojtarët e tij.
Për 3-3 u përkujdes Florent Avdyli (60’), që i shokoi të gjithë në Prizren.
Për golin e epërsisë te Nikli u përkujdes Berisha, që realizoi në minutën e 67-të për 4-3.
Skuadra mysafire nuk u dal me kaq dhe realizoi edhe të pestin në minutën e 90-të për rezultatin final 5-3.
Pas javës së gjashtë, Liria gjendet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë, ndrysa Feronikeli ’74 është në të tetin me gjashtë sosh.



