Festë madhe te Prishtina në dhomat e zhveshjes pas triumfit në Gjilan, fitoren ia dedikojnë ish-tifozit të ndjerë
Prishtina ia ka shkaktuar disfatën e parë Dritës në Superligën e Kosovës në futboll. Kryeqytetasit triumfuan 1:2 me përmbysje në rezultat në minutat e fundit të duelit të zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. E festa e fitores në një udhëtim të vështirë natyrisht se ishte e madhe për futbollistët, trajnerët e stafin
Prishtina ia ka shkaktuar disfatën e parë Dritës në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryeqytetasit triumfuan 1:2 me përmbysje në rezultat në minutat e fundit të duelit të zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
E festa e fitores në një udhëtim të vështirë natyrisht se ishte e madhe për futbollistët, trajnerët e stafin e Prishtinës.
Faqja zyrtare e klubit ka publikuar fotografi nga dhomat e zhveshjes ku shihen duke festuar fitoren, teksa atë ia dedikojnë ish-tifozit Adrian Blakaj që vdiq 17 vite më parë.
“FC Prishtina fitoren e sotme ndaj Dritës në Gjilan ia dedikon engjëllit tonë lart në qiell, tifozit Adrian Blakaj (Qeli), i cili 17 vite më parë ka ndërruar jetë”, ka shkruar faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook.



