Futboll vendor

FFK-ja reagon pas incidentit që ndodhi në ndeshjen mes Deçanit dhe Prizrenit

FFK-ja reagon pas incidentit që ndodhi në ndeshjen mes Deçanit dhe Prizrenit

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ashpër dhe ka dënuar fuqishëm incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së javës së dytë në Ligën e Dytë, ndërmjet KF Deçani dhe KF Prizreni. Sjelljet josportive që fillimisht u shfaqën në këtë takim nga disa lojtarë të KF Deçani, e më pas edhe nga një lojtar i klubit

Besnik Batusha

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ashpër dhe ka dënuar fuqishëm incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së javës së dytë në Ligën e Dytë, ndërmjet KF Deçani dhe KF Prizreni.

Sjelljet josportive që fillimisht u shfaqën në këtë takim nga disa lojtarë të KF Deçani, e më pas edhe nga një lojtar i klubit prizrenas (të cilët kryen veprime që bien ndesh me frymën e sportit), janë të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e futbollit.

Edhe më shqetësues ishte përshkallëzimi i situatës që pasoi, ku përleshja mes futbollistëve në fushë u përkeqësua me përfshirjen e personave civilë, të cilët sulmuan futbollistët e klubit prizrenas.

FFK-ja nuk do të tolerojë dhunën në futboll në asnjë formë dhe kërkon që të gjithë personat e përfshirë në këtë incident të japin përgjegjësi.

Njëkohësisht, FFK-ja kërkon nga komisionet e saj përkatëse që të ndërmarrin masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur rregullat e lojës dhe etikën sportive, konform rregulloreve në fuqi.

FFK-ja është e përkushtuar për të promovuar një ambient të sigurt dhe të drejtë në futbollin kosovar, ku respektohen parimet e ‘fair-play’-t dhe respekti mes klubeve.

Incidentet e tilla nuk kanë vend në futbollin tonë dhe do të bëjmë gjithçka për t’i parandaluar ato në të ardhme.

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere