Futboll vendor

FFK për herë të parë pjesë e Konventës “Winter League Convention”

FFK për herë të parë pjesë e Konventës “Winter League Convention”

Në Antalia të Turqisë, po zhvillohet edicioni i radhës së konvetës, “Winter League Convention”, në të cilën po trajtohen tema të rëndësishme për zhvillimin e më tejmë të futbollit. Në këtë konventë ndërkombëtare, për herë të parë po përfaqësohet edhe Federata e Futollit e Kosovës, nëpërmjet menaxherit të kombëtares A, Bajram Shala. Ai në cilësinë

Besnik Batusha

Në Antalia të Turqisë, po zhvillohet edicioni i radhës së konvetës, “Winter League Convention”, në të cilën po trajtohen tema të rëndësishme për zhvillimin e më tejmë të futbollit.

Në këtë konventë ndërkombëtare, për herë të parë po përfaqësohet edhe Federata e Futollit e Kosovës, nëpërmjet menaxherit të kombëtares A, Bajram Shala.

Ai në cilësinë e përfaqësuesit të FFK-sē, do te jetë një prej folësve, në mesin e shumë emrave të rëndësishëm të futbollit evropain, siç janë shumë ish-futbollistë të cilët mbajnë poste të ndryshme në klube e Federata të ndryshme, siç janë: Hamit Altintop, Sol Campbell, Nuri Sahin, Demba Ba, pastaj ish-gjyqtari i famshëm turk, Cuneyt Cakur si dhe ekspert të ndryshëm nga UEFA dhe nga Federatat tjera kombëtare e ndërkontinentale.

Në mesin e panelistëve, Shala do të flasë për procesin e skautimit dhe negocimit me futbollistët kandidatë për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare si dhe rolin e medieve në zhvillimin e futbollit.

Hapjen e edicionit të sivjetmë të “Winter League Convention” e kanë bërë kryetari i Federatës së Turqisë, Mehmet Buyukeksi dhe ministri i sportit në Turqi, Mehmet Muharrem Kasapoglu.

FFKTurqiWinter League Convention

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere