Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fitore dhe kualifikim për Manchester Unitedin, shkëlqen Bruno Fernandes
    Ballina-2

    Fitore dhe kualifikim për Manchester Unitedin, shkëlqen Bruno Fernandes

    14/03/2025 00:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester Unitedi nuk ka lejuar befasi në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Evropës, në duelin ndaj Real Sociedadit.

    “Djajtë e kuq” të enjten mbrëma fituan 4:1 ndaj skuadrës spanjolle në “Old Trafford”, për të bërë vend në çerekfinale.

    Tre golat për skuadrën e madhe angleze i shënoi kapiteni Bruno Fernandes, ndërsa një tjetër e shënoi Diogo Dalot.

    Mysafirët befasuan në minutën e 10-të, kur shënuan nga penalltia me Mikel Oyarzabalin.

    Nga pika e bardhë realizoi edhe Bruno Fernandes, madje dy herë.

    Ai ishte i saktë në minutën e 16-të dhe të 50-të për 2:1.

    Spanjollët mbetën pa mbrojtësin Jon Aramburu, që u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 63-të.

    Ndërkohë golin e tretë dhe kompletimin e “hat-trickut”, portugezi Fernandes e arriti tre minuta para fundit.

    Dalot më pas shënoi në minutën e parë të kohës shtesë, për rezultatin final.

    Unitedi në çerekfinalen e 10 prillit e luan ndeshjen e parë në udhëtim te Lyoni.

    Lyoni në ndeshjen kthyese nuk pati telashe ndaj FCSB-së rumune dhe fitoi 4:0. Francezët ndeshjen e parë e kishin fituar 3:1.

    TË LIDHURA

    Reali fiton derbin e klubeve evropiane ndaj Juventusit dhe kalon në çerekfinale

    01/07/2025 23:08

    Nuk jep fitues miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Estonisë

    01/07/2025 21:06

    Amir Rrahmani: 70 milionë njerëz e kanë ndjekur live festën e Napolit, me flamurin e Kosovës

    01/07/2025 19:22

    Shaqiri është gati për ta udhëhequr Baselin drejt sukseseve të reja

    01/07/2025 18:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.