Futboll vendor

Futbollistet e Kosovës U19 mposhtin Malin e Zi

Futbollistet e Kosovës U19 mposhtin Malin e Zi

Futbollistet e Kosovës U19 kanë fituar në miqësoren e dytë, të zhvilluar të enjten ndaj Malit të Zi. “Dardanet” e reja fituan me rezultatin 4:1 në miqësoren që u zhvillua në Rozhajë. Në duelin e parë, Kosova U19 e udhëhequr nga Albina Rahmani, kishte barazuar 2:2 të martën. Eltina Bozhdaraj në minutën e 34-t, Alba

Besnik Batusha

Futbollistet e Kosovës U19 kanë fituar në miqësoren e dytë, të zhvilluar të enjten ndaj Malit të Zi.

“Dardanet” e reja fituan me rezultatin 4:1 në miqësoren që u zhvillua në Rozhajë.

Në duelin e parë, Kosova U19 e udhëhequr nga Albina Rahmani, kishte barazuar 2:2 të martën.

Eltina Bozhdaraj në minutën e 34-t, Alba Shabani në minutën e 46-të, Lorita Islami në minutën e 53-të dhe Islami sërish në minutën e tretë të kohës shtesë, shënuan golat e fitores.

Katarina Çadenoviq në minutën e 85-të e shënoi golin e vetëm për nikoqiret.

KosovaMali i Zi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere