Futboll vendor

Futbollistet e reja të Kosovës promovohen në Ligën A për “Euro 2023”

Futbollistet e reja të Kosovës promovohen në Ligën A për “Euro 2023”

Futbollistet e reja të Kosovës janë promovuar në Ligën A për raundin e dytë kualifikuese për Evropianin e vitit 2023 që mbahet në Estoni. Në Ligën A, Kosova U17 u promovua për shkak të bilancit më të mirë të përfaqësueseve të pozitave të dyta në Ligën B. Kosova U17 muajin e kaluar doli e dyta

Besnik Batusha

Futbollistet e reja të Kosovës janë promovuar në Ligën A për raundin e dytë kualifikuese për Evropianin e vitit 2023 që mbahet në Estoni.

Në Ligën A, Kosova U17 u promovua për shkak të bilancit më të mirë të përfaqësueseve të pozitave të dyta në Ligën B. Kosova U17 muajin e kaluar doli e dyta në grup me Maqedonisë së Veriut, Shqipërinë dhe Moldavinë.

Shorti për raundin e dytë do të tërhiqet më 7 dhjetor në Nyon të Zvicrës nga ora 10:00, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në muajin mars.

Ky raund kualifikues do të vendosë shtatë përfaqësueset që do t’i bashkohen nikoqires Estonisë.

Evropiani zhvillohet nga 14 deri më 26 maj.

Futbollistet e rejaKosova

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere