Futboll vendor

Gani Sejdiu bëhet me skuadër të re, zyrtarizohet te klubi kosovar

Gani Sejdiu bëhet me skuadër të re, zyrtarizohet te klubi kosovar

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu është bërë me skuadër të re. Tekniku mitrovicas pak çaste më parë është zyrtarizuar te klubi i Phoenix. “Iu njoftojmë qe në sezonit ardhshme drejtimin e skuadrës tonë e merr trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu. Klubi ynë gjithë punën dhe përpjekjet për inkuadrimin në elitën e futbollit kosovarë ia

Besnik Batusha

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu është bërë me skuadër të re.

Tekniku mitrovicas pak çaste më parë është zyrtarizuar te klubi i Phoenix.

“Iu njoftojmë qe në sezonit ardhshme drejtimin e skuadrës tonë e merr trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu. Klubi ynë gjithë punën dhe përpjekjet për inkuadrimin në elitën e futbollit kosovarë ia beson trajnerit Gani Sejdiu i cili mbartë në vete trofe të shumta të fituara nëpër klube të mëdha kosovare”, thuhet në njoftimin e klubit.

Phoenix-Banjë bën gara në Grupin A të Ligës së Parë. Ata kanë 22 pikë në pozitën e katërt tabelore.

Gani Sejdiu është trajner që ka drejtuar shumë skuadra kosovare të futbolli dhe jo vetëm.

Sejdiu më parë ishte shef i shtabit teknik te Drenica, Vëllaznimi, Ballkani, Trepça ’89, Feronikeli, Besa e disa skuadra të tjera.

Gani SejdiuPhoenix

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere