Futboll vendor

Giresse: Më pëlqeu shpirti luftarak i lojtarëve të rinj

Giresse: Më pëlqeu shpirti luftarak i lojtarëve të rinj

Kosova barazoi në ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faroe dhe trajneri i Kombëtares kosovare ka folur në fund për rezultatet e tij që ka arritur gjatë kësaj kohe por edhe për futbollistët e rinj që luajtën në ndeshjet e fundit Fillimisht, ai ka thënë që Kosova humbi shumë shanse sot, por që ai ishte më

Besnik Batusha

Kosova barazoi në ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faroe dhe trajneri i Kombëtares kosovare ka folur në fund për rezultatet e tij që ka arritur gjatë kësaj kohe por edhe për futbollistët e rinj që luajtën në ndeshjet e fundit

Fillimisht, ai ka thënë që Kosova humbi shumë shanse sot, por që ai ishte më i fokusuar tek skuadra dhe emrat e rinj në të.

“E vërtetë ishte një lojë që kishte shumë raste dhe na vjen keq që i kemi humbur ato. Por, kemi folur për të ardhmen dhe tani do të analizojmë disa nga lojtarët që kemi ftuar në këto miqësore. Rezultati nuk është real”, ka thënë ai.

Sipas tij, për emra të veçantë ai do të flasë më vonë kur do të analizojë paraqitjen e tyre në këto dy ndeshje.

“Ajo që mund të them ishte se të gjithë lojtarët kanë treguar shpirt luftarak”, tha trajneri i Kosovës.

Kjo ishte loja e fundit për këtë vit e Kosovës, derisa nga marsi deri me sot Giresse ka luajtur 10 ndeshje.

“Nëse flasim për statistikat tashmë ato dihen. Përgjithësisht ato flasin në favorin tonë por ne kemi punuar më shumë në ndërtimin e ekipit të ri dhe do të mundohemi që të forcohemi më tej në të ardhmen”. /GazetaExpress/  

GiresseKosova

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere