Futboll vendor

Haxhiu: Nëse ka dikush që është afër Zotit, ai është Messi

Haxhiu: Nëse ka dikush që është afër Zotit, ai është Messi

“Argjentinasit ishin një spektakël i veçantë, me ritëm, me këngë…” Kështu e përshkruan Baton Haxhiu kombëtaren e Argjentinës, kombëtare e cila mbrëmjen e së martës, mundi Koracinë me rezultat 3-0. Ndonëse jemi mësuar ta shohim në politikë, “Dueli Botëror” i RTV Dukagjini sjell të ftuar vetë Haxhiun, të cilin kësaj radhe, e shohim me një

Besnik Batusha

“Argjentinasit ishin një spektakël i veçantë, me ritëm, me këngë…”

Kështu e përshkruan Baton Haxhiu kombëtaren e Argjentinës, kombëtare e cila mbrëmjen e së martës, mundi Koracinë me rezultat 3-0.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim në politikë, “Dueli Botëror” i RTV Dukagjini sjell të ftuar vetë Haxhiun, të cilin kësaj radhe, e shohim me një përshkrim tejet të veçantë të kombëtares së Argjentinës fitimtare.

“Nëse ka dikush që është afër zotit, ai është Messi”

Se ku gaboi Kroacia, sipas Haxhiut, ajo tregoi një mungesë të sulmit e njëherit, edhe një të atillë në mesin e fushës.

“Realisht, Kroacia tregoi pafuqinë e mesit të fushës dhe mungesën e sulmit që e ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe. Kroacia është një ekip i cili nuk mund të ballafaqohet me një ekip i cili ka sulm të mirë, për arsye se duhet të hargjojë shumë energji, për ta mbajtur peshën e presionit. E dyta, mesi i fushës nuk kishte asnjëherë ndihmes nga sulmi që së paku të lirojë edhe nga presioni i sulmit, por edhe i shpërndarjes së topave për ta rrezikuar kundërshtarin”, ka thënë ai.

Sa i përket yllit argjentinas, Haxhiu nuk mohon kënaqësinë që Messi ia ka ofruar adhuruesëve të futbollit.

“Kur thojmë askush s’është perfekt, vetëm zoti është perfekt, nëse ka dikush që është afër Zotit, ai është Messi”, thotë ai.

HaxhiuMessi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere