Futboll vendor

Hoxhë Jashari: Botërori do duhej t’i jepej Jordanisë, ka më shumë demokraci

Hoxhë Jashari: Botërori do duhej t’i jepej Jordanisë, ka më shumë demokraci

Hoxha nga Podujeva, Bekim Jashari, ka thënë se organizimi i Kupës së Botës do të duhej t’i jepej Jordanisë në vend të Katarit, pasi që sipas tij, aty ka më shumë frymë të futbollit, pluralizëm dhe demokraci. “Arabët shquhen si komb, janë komb shumë bujar dhe nikoqir është shumë e bukur që në Katar po

Besnik Batusha

Hoxha nga Podujeva, Bekim Jashari, ka thënë se organizimi i Kupës së Botës do të duhej t’i jepej Jordanisë në vend të Katarit, pasi që sipas tij, aty ka më shumë frymë të futbollit, pluralizëm dhe demokraci.

“Arabët shquhen si komb, janë komb shumë bujar dhe nikoqir është shumë e bukur që në Katar po mbahet një kampionat Botëror. Nuk  e di se cilat kanë qenë kriteret për t’u zgjedhur, por nëse ka qenë për t’u zgjedhur një vend arab, personalisht mendoj se më i duhura do ishte të zgjedhej Mbretëria Jordaneze, jo Katari, sepse e ka një frymë shumë më të avansuar edhe të futbollit, edhe të sportit, edhe të demokracisë, edhe ka një pluralizëm të theksuar“, ka thënë hoxhë Jashari në Sports Show të Klan Kosova.

Sa i përket ajetit kuranor të recituar sot në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror, hoxha tha se ky ajet i përzgjedhur ishte më i duhuri.

“Ky citat kuranor është përmbledhje e përgjithshme Kuranit fisnik, sepse thirrja e përgjithshme në këtë citat, është një thirrje e Zotit që nuk i drejtohet një shtrese, një etnie, një race apo një kombi, por i drejtohet njerëzimit mbarë”, tha ai.

Megjithatë, Jashari tha se Katari nuk duhet të vërshohet nga kritikat, pasi që është vendi i tyre dhe rregullat e tyre.

“Nikoqiri, kur të shkon në konak të tij, ai e di rendin se si duhet me qëndru, ku duhet me u ulë, në cilën dhomë, në cilën odë, e jo mysafiri me ia tregu rregullat”, u shpreh hoxha.

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere