Futboll vendor

Ibrahimoviq u mahnit nga vepra e tij, piktori shqiptar zbulon shumën marramendëse që pagoi futbollisti

Ibrahimoviq u mahnit nga vepra e tij, piktori shqiptar zbulon shumën marramendëse që pagoi futbollisti

Agron Hoti, piktor shqiptar shumë i suksesshëm përtej kufijve ka folur së fundmi për pikturën që i ka shitur futbollistit të njohur, Zlatan Ibrahimoviq. Veprat e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë futbollistëve, mes së cilëve Cristiano Ronaldo, Francesco Totti, Luca Toni dhe të tjerë. Teksa po tregonte se si kontaktoi me Ibrahimović, moderatori Alban

Besnik Batusha

Agron Hoti, piktor shqiptar shumë i suksesshëm përtej kufijve ka folur së fundmi për pikturën që i ka shitur futbollistit të njohur, Zlatan Ibrahimoviq. Veprat e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë futbollistëve, mes së cilëve Cristiano Ronaldo, Francesco Totti, Luca Toni dhe të tjerë.

Teksa po tregonte se si kontaktoi me Ibrahimović, moderatori Alban Musa e pyeti se sa kishte kushtuar. Ndonëse hezitoi në fillim të përgjigjej, ai e zbuloi shifrën marramendëse që ka paguar Ibrahimoviç. “Mbi 10 mijë euro?” e pyeti Albani ndërsa piktori tha se kaq kushton një pikturë normale.

Mbi 50 mijë euro atëherë?”, i drejtohet sërish moderatori. “Mbaje aty dorën”, ia ktheu piktori duke nënkuptuar se piktura ka kushtuar kaq. “Ishte rastësi. Në galerinë time në Verona, kam përballë personin që bëri dorëzimin e punës së Ibrahimoviq. Ishte komplet rastësi. Ky personi bëri kontaktin.

Piktura përfshin momentet më të bukura të tij ku luan futboll, të fitoreve dhe humbjeve. Ka ngelur i mahnitur. Ndërsa Ronaldos i sajova pesë kupat e Champions, ia bëra në një tabol dhe tha se sot kjo punë do të shkojë urgjent në Torino. E kanë marrë me autobus.“, u shpreh piktori.

Agron HotiZaltan Ibrahimoviq

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere