Futboll vendor

Idrizi përgëzon lojtarët për angazhimin ndaj Ballkanit

Idrizi përgëzon lojtarët për angazhimin ndaj Ballkanit

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka përgëzuar futbollistët e tij për angazhimin që e treguan në ndeshjen ndaj Ballkanit. 89-shi u mposht në udhëtim nga Ballkani me rezultatin 2:0 të enjten. Idrizi pas ndeshjes ka deklaruar se ekipi i tij u mbajt mirë në pjesën e parë. “Mendoj se në pjesën e parë, reaguam

Besnik Batusha

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka përgëzuar futbollistët e tij për angazhimin që e treguan në ndeshjen ndaj Ballkanit.

89-shi u mposht në udhëtim nga Ballkani me rezultatin 2:0 të enjten.

Idrizi pas ndeshjes ka deklaruar se ekipi i tij u mbajt mirë në pjesën e parë.

“Mendoj se në pjesën e parë, reaguam mirë dhe u munduam t’i mbulojmë të gjitha hapësirat ku sulmon Ballkani. Këtë e bëmë mirë dhe mendoj se duhet përgëzuar ekipit, ndërsa në të dytën u ndëshkuam herët nga një gabim. Jam i kënaqur me angazhimin, lojtarët treguan karakter dhe nuk u dorëzuan për asnjë moment”, ka thënë ai. “Po ashtu, nuk është se dua të ankohem për referimin, por u akordua një penallti pas tre minutave. Kjo është e tepërt dhe nuk është hera e parë që po këto gjëra po i ndodhin Trepçës ’89 nga referat, pasi një penallti e tillë u akordua edhe në ndeshjen ndaj Gjilanit”.

BallkaniIdriziTrepça '89

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere