Futboll vendor

Ilaz Mjaku shërohet plotësisht, Ademi e mirëpret në FFK

Ilaz Mjaku shërohet plotësisht, Ademi e mirëpret në FFK

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku e ka kaluar me sukses trajtimin mjekësor jashtë vendit dhe tani është i gatshëm për të kontribuar sërish në futbollin e Kosovës. Postimi i plotë i Ademit: Sot e mirëprita në selinë e FFK-së, anëtarin

Besnik Batusha

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku e ka kaluar me sukses trajtimin mjekësor jashtë vendit dhe tani është i gatshëm për të kontribuar sërish në futbollin e Kosovës.

Postimi i plotë i Ademit:

Sot e mirëprita në selinë e FFK-së, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Ilaz Mjaku, i cili është kthyer në vendlindje pas një kohe të gjatë të kaluar jashtë vendit për trajtim mjekësor.

Ai tashmë është shëruar plotësisht dhe është i gatshëm për të vazhduar kontributin e tij për futbollin e Kosovës, e në veçanti për atë të regjionit të Ferizajt.

Ilazi është njeri i jashtëzakonshëm dhe me shpirt të futbollit.

Mungesa e tij për një periudhë ka qenë boshllëk i ndjeshëm në FFK, por tani ai është kthyer me forcën dhe vendosmërinë për të kontribuar sërish maksimalisht në sportin që e ka dashur gjithmonë.

Ilazit i dëshirova shëndet të mirë, teksa së bashku si KE i FFK-së do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për ta ngritur tutje nivelin e futbollit tonë.

Agim AdemiFFKIlaz Mjaku

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere