Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Infantino uron Agim Ademin për ditëlindje
    Futboll vendor

    Infantino uron Agim Ademin për ditëlindje

    19/10/2022 16:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nëpërmjet një telegrami e ka uruar presidentin Agim Ademi, me rastin e ditëlindjes së tij të 61-të.

    I pari i futbollit botëror krahas urimeve i ka shprehur mirënjohje kreut të FFK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin që turneu final i Kupës së Botës “Katar 2022” të jetë një ngjarje kaq e suksesshme dhe unike, e që bartë mesazh shprese, uniteti dhe solidariteti në mbarë botën.

    Gjatë ditës së sotme Ademi ka pranuar urime edhe nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, nga krerë të federatave homologe, por edhe nga klube të shumta dhe partnerë e miq të tij dhe të FFK-së.

    Letra e plotë e Infantinos:

    I nderuar president Ademi,

    Urime për ditëlindjen tuaj të 61-të. Uroj që kjo ditë e veçantë të ju sjellë lumturi, shëndet dhe suksese si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

    Në këtë vit të Kupës së Botës së FIFA-s, jam shumë mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj për ta bërë këtë turne një ngjarje kaq të suksesshme dhe unike, duke mbartur një mesazh shprese, uniteti dhe solidariteti.

    Ju uroj një ditë të mrekullueshme me të dashurit tuaj dhe sinqerisht shpresoj se do të vazhdojmë të punojmë së bashku për zhvillimin dhe rritjen e kësaj loje të bukur që na bashkon të gjithëve.

    Mezi pres të ju shoh sërish dhe të ju përgëzoj personalisht.

    Me respekt,

    Gianni Infantino

    TË LIDHURA

    Gjesti që ‘rrëmbeu’ zemrat e tifozëve: Dembele ia dedikoi Jotas golin e realizuar ndaj Bayern Munich

    05/07/2025 20:37

    PSG-ja kalon në gjysmëfinale, eliminon Bayernin në një ndeshje dramatike

    05/07/2025 20:14

    Rrahmani pritet të qëndrojë te Napoli

    05/07/2025 19:22

    Pamje të dhimbshme: Donnarumma ia thyen këmbën Musialas

    05/07/2025 19:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.