Ismet Munishi e “godet” Alban Bushin: Po mundohet me zbulu ujin e nxehtë

Trajneri i njohur Ismet Munishi e ka komentuar deklaratën e trajnerit të grupmoshave U-21 te kombëtares shqiptare, Alban Bushit se “Kosova ka futbollistë më të mirë se Xhaka dhe Shaqiri”. Ai tha se “ky nuk ka nevojë me dalë me e zbulu ujin e nxehtë, nëse i ka pa dikund ata talenta le të tregon”.
Trajneri i njohur Ismet Munishi e ka komentuar deklaratën e trajnerit të grupmoshave U-21 te kombëtares shqiptare, Alban Bushit se “Kosova ka futbollistë më të mirë se Xhaka dhe Shaqiri”.
Ai tha se “ky nuk ka nevojë me dalë me e zbulu ujin e nxehtë, nëse i ka pa dikund ata talenta le të tregon”.
Ai po ashtu shtoi se “ ne nuk jemi duke i pa ata futbollista që janë më të mirë se Xhaka dhe Shaqiri”.
Kjo është nata e shtatë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.



