Futboll vendor

Jo vetëm në kampionat, sulmuesi i Kosovës i shënon Fenerbahçes edhe në Kupë (video)

Jo vetëm në kampionat, sulmuesi i Kosovës i shënon Fenerbahçes edhe në Kupë (video)

Fenerbahce triumfoi 3-1 ndaj Istanbulsporit në takimin e raundit të 1/16 në Kupën e Turqisë, sfidë të cilën e nisën si titullarë për ekipin mik Eduard Rroca, Valon Ethemi dhe Jetmir Topalli. Ky i fundit realizoi golin e vetëm të Istanbulsporit në këtë përballje, në të cilën u aktivizua edhe Sidrit Guri në pjesën e

Besnik Batusha

Fenerbahce triumfoi 3-1 ndaj Istanbulsporit në takimin e raundit të 1/16 në Kupën e Turqisë, sfidë të cilën e nisën si titullarë për ekipin mik Eduard Rroca, Valon Ethemi dhe Jetmir Topalli.

Ky i fundit realizoi golin e vetëm të Istanbulsporit në këtë përballje, në të cilën u aktivizua edhe Sidrit Guri në pjesën e dytë, një tjetër lojtar i kolonisë shqiptare të Istanbulsporit.

Topalli, i cili numëron tri ndeshje me Kosovën, tundi rrjetën e skuadrës së famshme në minutën e tretë shtesë, duke përfituar nga top i përplasur në traversë. Ky ishte goli i shtatë sezonal mes kampionatit dhe Kupës për 24-vjeçarin.

Sulmuesi dardan i shënoi Fenerbahces edhe në duelin e zhvilluar në tetor në kampionat, ndeshje që u fitua 2-5 nga skuadra e portugezit Jorge Jesus. Topalli realizoi dy golat e Istanbulsporit.

Fenerbahçessulmuesi i Kosovës

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere