Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jorge Mendes thuhet se po punon në ribashkimin e Ronaldos me Mourinhon 
    Ballina-2

    Jorge Mendes thuhet se po punon në ribashkimin e Ronaldos me Mourinhon 

    24/10/2022 19:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund ta shohë veten duke luajtur sërish nën urdhrat e Jose Mourinhos, por tani te Roma vitin e ardhshëm.

    Megjithatë, ylli portugez po e kërkon një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve, dhe Chelsea shihet si destinacioni i tij i mundshëm.

    Ben Jacobs i CBS raporton: “Burimet e afërta me (agjentin) Jorge Mendes shohin një rrugë drejt Romës sezonin e ardhshëm, veçanërisht nëse ata kualifikohen për Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu opsion është edhe liga amerikane, MLS . Por, është më pak e sigurt se mund ta shohim atë duke kaluar te Chelsea, qoftë edhe me kontratë afatshkurtër”.

    Ajo për të cilën shpreson Mendes është që Boehly të qëndrojë si drejtor sportiv deri në janar dhe se ai ka më shumë fuqi vendimarrëse, veçanërisht nëse ka më shumë kohë për të vlerësuar tregun”.

    “Por, burime brenda Chelseat thonë se Ronaldo nuk do të transferohet kurrë pa miratimin e plotë të Graham Potter”, ka shtuar më tej gazetari i këtij mediumi.

    Ronaldo nuk i ka raportet e mira me Erik ten Hagun dhe kontrata e tij aktuale me Manchester United skadon në verën e vitit të ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

    17/03/2026 16:21

    Championsi rikthehet sonte, katër super-ndeshje vendimtare për çerekfinale

    17/03/2026 12:18

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Bratislavë, sllovakët flasin për lojtarin e “12-të”

    16/03/2026 15:45

    FFK-ja me video motivuese para ndeshjes me Sllovakinë: Hajde Kosovë (VIDEO)

    16/03/2026 15:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.