Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kapiteni i Prishtinës: Në tre vitet që jam këtu, hera e parë që pagesat i marrim në kohë
    Futboll vendor

    Kapiteni i Prishtinës: Në tre vitet që jam këtu, hera e parë që pagesat i marrim në kohë

    01/11/2022 23:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    photo by: @Shpend Ahmeti

    Klubi i Prishtinës pas një sezoni dëshpërues që pati vitin e kaluar si në rezultate ashtu edhe në aspekte të tjera, tani është kthyer në ‘binaret’ e duhura. Rreth kësaj çështje ka folur kapiteni i bardhë e kaltërve, Gledi Mici i cili tha se kanë ndryshuar shumë gjëra, transmeton Gazeta Metro.

    Ai deklaroi se me ardhjen e trajnerit, Ismet Munishi është krijuar një seriozitet ndryshe nga herët e kaluara te Prishtina.

    Ndërkaq, theksoi faktin se është hera e parë në tre vitet e tij te kryeqytetasit që pagën e ka marrë me kohë.

    ”Atmosfera për dallim nga viti i kaluar është sikurse nata me ditën. Vjet kemi qenë të mërzitur sepse kemi pasur probleme, tani edhe kushtet janë rregulluar. Karantinë po shkojmë para çdo ndeshje që tregon seriozitetin e klubit të gjitha këto kërkesa janë të trajnerit. Në tre vitet që jam unë në Prishtinë hera e parë që ndodhin që pagesat i kemi marrë me kohë, plus në çdo lojë kemi pasur premia,” tha Mici të dielën në emisionin ‘Kampionët’.

    Prishtina pas 12 ndeshjeve të para në Superligën e Kosovës gjendet në pozitën e katërt me 21 pikë, kurse nesër me fillim nga ora 18:00 luan ndeshjen e mbetur të javës së nëntë kundër Trepçës’89 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.