Futboll vendor

Kida i lumtur pas fitores: : Shfrytëzuam hapësirat që la Llapi

Kida i lumtur pas fitores: : Shfrytëzuam hapësirat që la Llapi

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka thënë se Malisheva shfrytëzoi hapësirat që ua la Llapi në këtë ballafaqim. Ai theksoi se është dashur të shënohen më shumë gola, por e rëndësishme është që Malisheva mori sërish pikët e plota. “Ne kemi pasur ecuri të mirë të rezultateve. Në ndeshjen me Ballkanin kemi marrë dy gola

Besnik Batusha

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka thënë se Malisheva shfrytëzoi hapësirat që ua la Llapi në këtë ballafaqim.

Ai theksoi se është dashur të shënohen më shumë gola, por e rëndësishme është që Malisheva mori sërish pikët e plota.

“Ne kemi pasur ecuri të mirë të rezultateve. Në ndeshjen me Ballkanin kemi marrë dy gola të lehtë. Kemi analizuar mirë Llapin dhe e kemi ditur se lë hapësira edhe në krah. Kemi krijuar shumë raste, por shënuam një gol që mjafton për tri pikë. E kemi ditur që Llapi në Podujevë krijon shumë presion dhe ka energji, por lë shumë hapësira. Fati nuk e deshi të shënojmë më shumë, ndoshta edhe për meritë të portierit Ilir Avdyli. Lojtarëve në pushim u thash që nuk mjafton një gol, por merita u takon atyre sepse ishin të disiplinuar në mbrojtje”, ka thënë Kida pas ndeshjes për “ArtMotion”.

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere