Sport Vendor

Kjo është vlera e skuadrave të Superligës së Kosovës – ekipi më i shtrenjtë ka vlerën 4.18 milionë euro

Kjo është vlera e skuadrave të Superligës së Kosovës – ekipi më i shtrenjtë ka vlerën 4.18 milionë euro

Skuadra e Ballkanit është skuadra me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës. Vlera e saj është 4.18 milionë euro, shkruan Gazeta Metro. Ueb-faqja transfermarkt.com, ka publikuar vlerat e skuadrave të Superligës, ku skuadra nga Suhareka, Ballkani, i prin kësaj liste. Sipas kësaj faqe vlera e Ballkanit është 4.18 milionë euro, ndërsa lojtari më

Besnik Batusha

Skuadra e Ballkanit është skuadra me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës. Vlera e saj është 4.18 milionë euro, shkruan Gazeta Metro.

Ueb-faqja transfermarkt.com, ka publikuar vlerat e skuadrave të Superligës, ku skuadra nga Suhareka, Ballkani, i prin kësaj liste.

Sipas kësaj faqe vlera e Ballkanit është 4.18 milionë euro, ndërsa lojtari më i shtrenjtë tek ky ekip është Ermal Krasniqi me vlerë 350 mijë euro.

Në pozitën e dytë gjendet Drita nga Gjilani, me vlerë 4.13 milionë euro.

Vendi i tretë është ‘i rezervuar’ për Llapin që ka vlerën 3.2 milionë euro.

Ndërsa në vendin e katërt dhe pestë gjenden Prishtina dhe Gjilani, me vlerë 3.15 milionë euro, respektivisht 2.8 milionë euro.

Me mbledhjen e të gjitha vlerave, Superliga e Kosovës arrin vlerën prej 25.38 milionë euro.

SuperligaVlera

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere